Disa zjarre aktive në rajonin e Pollogut, banorët ankohen nga aroma e rëndë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Mungesa e makinerisë dhe preparateve për shuarje të zjarreve, kanë detyruar komunën e Zhelinës që të angazhojë një kompani të specializuar për shuarjen e zjarrit në deponinë që prej ditësh po digjet në këtë Komunë. Drejtuesi i Njësitit kundër zjarrit në Tetovë Avni Ameti, është shprehur se kërkesat për pajisje me makineri dhe nevoja tjera drejtuar pushtetit janë të vazhdueshme, por përgjigje nuk ka asnjëherë.

“Kemi angazhuar një kompani me një bagazh të madh në këtë fushë, që kishte edhe përvojë në shuarjen e deponive dhe sot përfundimisht deponia është e shuar tërësisht. Komuna ka bërë angazhim dhe është munduar të shuaj zjarrin por aq kanë qenë mundësitë për ta shuar. Pas shuarjes jemi në angazhim e sipër për dislokimin e tërësishëm të kësaj deponie”, deklaroi Jasin Shaqiri.komuna e Zhelinës.

“Zjarrfikësit në gjithë territorin e vendit përballen me mungesa të shumta. Njëjtë edhe ne si njësit territorial këtu në Tetovë përballemi me mungesa të shumë automjeteve që kërkon një qasje serioze nga shteti që të investohet në këtë drejtim. Gjithashtu e dini që kemi bë edhe intervenim për disperzim të zjarrfikësve në Pollog, se kemi territor shumë të madh, andaj shteti dhe komunat rurale duhet të bëjnë përpjekje që zjarrfikësit të jenë sa më afër banorëve. Plus nga mbrëmë kemi edhe dy deponi të ndezura dhe në Tetovë ndjehet aroma e keqe, pra njëra është në rrugën e fshatit Sellcë, dhe tjetra për në Xhermë, që janë deponi tejet të mëdha. Plus që na ka ndodh që brenda 24 orëve të kemi mbi 20 zjarre që nuk ka ndodhur deri më tani kjo gjë”, tha Avni Ameti, shef i NJTKZ Tetovë.

Pos në Zhelinë, disa deponi po digjen edhe në Tetovë e Bogovinë. Banorët ankohen se nga aroma e keqe nuk mund të hapin dritaret.

“Ata njerëz që i ndezin janë shumë të poshtër kundër vetes kundër Zotit janë ata. Komuna duhet menjëherë ti kap dhe ti gjobis. Asnjëherë dritaret s’mund ti hapim, nga Bogovina jam kundërmon gjithë fshati nga zjarri që ndizet lartë”, u shpreh një banor.

“Në mëngjes s`mund të hapim dritaret, është si të them ajër tepër i ndotur digjen mbetje që janë edhe kancerogjene. Turp i madh të digjen në këtë kohë, ndotjen e bën tejet të madh, sidomos mëngjesi që është tepër i rëndë”, tha një tjetër banor.

Ndryshe, Pollogu, përveç katër deponive të mëdha ka edhe qindra deponi të vogla të krijuara ilegalisht për të cilat, Ministria e ekologjisë dhe komunat e Pollogut, janë zotuar disa herë se do ti pastrojnë por në terren situata vazhdon të mbetet e njëjtë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme