Disa zjarre në vend ende aktive

Disa zjarre në territorin e vendit vazhdojnë të jenë aktive. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat njoftuan se në përballjen me flakët në malin Serta do të kyçen edhe dy “eirtraktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Që nga orët e para të mëngjesit zjarri në Serta po shuhet nga toka dhe ajri.

Në shuarjen e flakëve përveç zjarrfikësve lokalë janë përfshirë edhe qindra pjesëtarë të Ushtrisë, helikopterët ushtarak, 30 policë e punonjës të pyjeve.

Sipas njoftimit zjarri është përhapur në tri vatra. Njëri është në rajonin e fshatit Kallanjevë të komunës së Negotinës, i dyti në fshatrat Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm në komunën e Konçes dhe vatra e tretë e zjarrit në fshatrat Dragoevë dhe Sellcë në komunën e Shtipit.

Për zjarrit në malin Serta aktiv vazhdon të jetë edhe zjarri në malin Ograzhden në afërsi të kufirit me Bullgarinë në territorin e komunës së Novo Sellës. Për shkak të situatës me zjarret. Qeveria mbrëmë vonë shpalli gjendje krize në periudhë prej 30 ditësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme