Diskutimi për masat kufizuese në Tiktok/ Kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme mes stafeve mësimore dhe prindërve, ku po flitet mbi idenë e kufizimit të rrjeteve sociale, si TikTok.


Kreu i qeverisë shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.

“Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.

May be an image of 11 people and people studying

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme