Distria Krasniqi fiton medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e Artë në Kampionatit Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi.

Xhudistja kosovare, në finale fitoi ndaj italianes, Odette Giuffrida me Waza-ari.

Krasniqi në gjysëmfinale e mposhti me IPPON, xhudiste spanjolle, Ariane Toro Soler.

Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 kilogram, Krasniqi në raundin e dytë e eliminoi serben, Milica Nikolic, kurse në raundin e tretë holandezen, Naomi van Krevel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme