Dita Botërore e Emigrantëve, Memeti i brengosur për kufijtë e mbyllur të Maqedonisë

Avokati i Popullit sot me rastin e Ditës Botërore të refugjatëve përmes një kumtese shpreh brengosje që Republika e Maqedonisë këtë ditë e shënon me, siç është theksuar, politikë të kufijve të mbyllur për refugjatët, gjegjësisht njerëzve të cilët janë detyruar që ta braktisin e shtëpinë e tyre për shkak konflikteve dhe përndjekjeve.

“Avokati i popullit ju bën thirrje institucioneve kompetente për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave në pajtim me dokumentet ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për statusin e refugjatëve prej vitit 1951 si dhe Protokollit prej vitit 1967”, thuhet në kumtesë.

Njëherësh, Avokati i Popullit dërgon apel për solidaritet më të madh me refugjatët, në përpjekje, siç thekson, të ruhet dinjiteti i tyre njerëzor dhe të ndjehen përsëri të sigurt dhe të pranuar në rrethin e ri.

Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 e shpalli 20 qershorin si Ditë botërore të refugjatëve, ditë e cila shënohet pothuajse në të gjitha pjesët e botës. Dita botërore për refugjatët është shpallur me qëllimin e vetëm të “tërhiqet vëmendja e opinionit ndërkombëtar për pozitën e rëndë të personave të cilët janë zhvendosur me dhunë në mbarë botën” në situatë kur numri i personave të cilët jetojnë larg shtëpive të veta rritet në mënyrë dramatike çdo vit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme