Në Bibliotekën popullore dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” sot me program të pasur, mini panair të librit dhe trëndafilave u shënua 23 Prilli – Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale. Para të pranishmëve foli ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski i cili e lexoi porosinë e vet kushtuar Ditës botërore të librit.
Ai theksoi se në këtë ditë njerëzimi e feston lirinë, por edhe luftën për liri dhe emancipim në të njëjtën kohë, ndërkaq në atë luftë të përhershme theksoi se libri është një nga shtyllat më të rëndësishme të lirisë. Vetënjohjes njerëzore dhe të shprehurit të lirë dhe komunikimit.
“Jam i bindur se edhe pas këtij evoluimi digjital kur na duket se libri dhe të lexuarit mbeten prapa shumë formave të reja më të shkurtra, të fragmentuara të papërmbajtshme dhe manipulative të të shprehurit, ka ardhmëri për librin, për funksionin e tij fisnik si edukues dhe si lektyrë shpirtërore e cila na futë thellë nën sipërfaqen dhe komunikimin sipërfaqësor dhe na e zbulon komplikushmërinë dhe suptilitetin e ekzistimit tonë në të cilin kreativiteti dhe kultivimi i shpirtit dhe emocioneve kanë vend qendror”, porositi Allagjozovski.
Ai shtoi se në vitin kur Athina, kryeqyteti i Greqisë fqinje, është emëruar si kryeqytet botëror i librit, e shprehim respektin tonë ndaj krijimtarisë dhe traditës letrare që i vendosi themelet e letërsisë botërore.
“Dëshirë e jona e padyshimtë është ta festojmë librin së bashku me fqinjët tanë dhe me tërë njerëzimin mu në frymën e misionit që ai e mban në vete si ndërtues i urave të mirëkuptimit dhe dialogut për krijimin e vlerave të përbashkëta dhe ardhmërisë më të mirë të përbashkët”, theksoi Allagjozovski.
Fjalim pati edhe ambasadori i Spanjës, atdheut të Servantesit, Emanuel Lorenco Seras, i cili i dhuroi libër ministrit Allagjozovski me vargjet e tij. Drejtoresha e BPU “Shën Klimenti i Ohrit”, Senka Naumovska porositi ta lexojmë atë që e duam, kur duam dhe jo vetëm atë që është literaturë e domosdoshme.
Në solemnitet në të cilin morën pjesë edhe me aktivitete të veta e mbështetën Fakulteti filozofik – Katedra për gjihë spanjolle, përfaqësues nga FAD, FAM, një numër i madh i botuesve, si dhe Instituti “Konfuçie” pranë USHCM u lexua edhe porosia me rastin e Ditës botërore të librit de të drejtës autoriale për vitin 2018 nga drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odre Azule. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale është vendosur nga UNESKO dhe filloi të shënohet prej vitit 1996.