Dita botërore e Sigurisë së Ushqimeve, 1,6 mln njerëz sëmuren nga ushqimi jo i sigurt

Gazetare: Melihate Rustemi

Aktualisht, thuajse të gjitha sëmundjet mendore dhe fizike janë rezultat i mënyrës së të ushqyerit dhe sigurisë e cilësisë së ushqimeve. Nutricionistët apelojnë për kujdes të posaçëm në përzgjedhjen e ushqimeve me qëllim parandalimin dhe shmangien e pasojave të rënda.

“Thuajse 80 % e rasteve te vdekjse që nuk kanë të bëjnë me ndonjë sëmundje ngjitëse vijnë kryesisht vetëm nga mënyra e të ushqyerit dhe nga ushqimi që ne I marim në përditshmëri. Të gjitha sëmundjet aktualisht, qoftë ato mentale ose fizike kanë të bëjnë me mënyrën se si ushqehemi. Është mirë të kujdesemi pak më shumë për veten, të zgjedhim ushqime të cilat janë më të shëndetshme, ushqime vendore, ushqime sezonale që e dimë që nuk përmbajnë pesticide ose nuk janë të kultivuara në mënyra jo të shëndetshme, të jenë ushqime nga rrethi, ushqime të cilat përmbajnë një sasi më të vogël të pesticideve dhe në të njejtën kohë përmbajnë sasi më të lartë të vitaminave dhe mineraleve”, deklaroi Valbona Kadriu, nutricioniste.

Në ditën ndërkombëtare të sigurisë së ushqimeve gjithashtu u theksua se pavarësisht afatit të produkteve, janë të shumta rastet kur produktet ushqimore mund të prishen për shkak të ruajtjes dhe magazinimit jo të duhur.

“Në syrin e konsumatorit ajo shumë lehtë mund të detektohet, fillimisht nëpërmjet afatit të skadencës nëse kontrollohet dhe nëse shfaq ndonjë aromë jo karakteristike të vet produktit ushqimor, atëherë automatikisht konsumatori e detekton se ai produkt nuk është cilësor mirëpo mund të ketë edhe ndonjë kontaminim microbial. Pjesa e monitorimit të magazinimit të produkteve ushqimore, duhet të kemi kujdes posaçërisht në temperaturat dhe lagështinë relative”, u shpreh Durim Alija, Fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit.

Me rastin e kësaj dite, nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë thanë se çdo produkt që është në shitje është I sugurt për ta përdorur. Ndërkohë, nga Organizata botërore për ushqim dhe bujqësi thanë se çdo ditë, 1.6 milionë njerëz sëmurën për shkak të ushqimit jo të sigurt. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme