Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Qytetarët në protestën e sotme kanë vijuar marshimin e tyre drejt “Qytet Studenti”.
Gjatë marshimit kanë vijuar thirrjet; “Ju erdhi fundi”, Arrestoni Ramën, “Revolucion”.
Protestuesit kanë bërë të ditur se dorëheqja e kryeministrit Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme.
Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.
The post Dita e 121 e revoltës së qytetarëve në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



