Dita e 74-t e revoltës! Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Qeverisë

Sot zhvillohet protesta e 74-t qytetare, ku pjesëmarrësit do të dalin sërish në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.

Qytetarët shprehen se kërkojnë largimin e klasës aktuale politike dhe një sistem të ri qeverisës.

Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës ato kanë marrë përmasat e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, duke përfshirë edhe kërkesa politike.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat çdo ditë, deri në realizimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e djeshme qytetaret kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa ndër sloganet kryesore janë “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi!” , “Ndryshim sistemi” apo “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pavarësisht se kanë kaluar 73 dite që nga dita e parë, numri i qytetarëve që protestojnë vazhdon të jetë i lartë, ndërsa në datat 14, 15 dhe 16 gusht, kanë paralajmëruar protesta me pjesëmarrjen e madhe të diasporës.

The post Dita e 74-t e revoltës! Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Qeverisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme