Dita e katërt e kërkimeve, policët nuk po gjenden

Pjesëtarët e FSK-së, NJSI-së dhe Alpinistë nga klubi i Prishtinës, pritet të rinisin edhe sot kërkimet për policët e zhdukur të Policisë së Kosovës në Kaçanik.

Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo. Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina.
Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate.

Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës Malsor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.

Ndërsa dje u hap një  pistë e re e kërkimeve.

Njësia për kërkim shpëtim e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar kërkimet në terenin malor për të kërkuar telefonin e njërit prej policëve të zhdukur nga aksidenti i së shtunës.

Kërkimet kanë nisur pasi kanë marr informacione nga Posta e Kosovës se në këtë zonë malore ka sinjale telefonike.

Kërkimet kanë filluar nga FSK-ja, Policia në terenin lumor e malor.

Të gjithë krerët shtetëror kanë reaguar për këtë rast duke u dhënë mbështetje familjarëve të dy policëve të zhdukur.

Madje kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Lepencin dhe vendet ku po vazhdon kërkimi i policëve.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka ofruar mbështetje familjarëve

Veseli, ka thënë se aksidentimi i dy policëve, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.

“Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth”, ka thënë Veseli.

“Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve” thuhet në reagimin e Veselit

Për këtë ngjarje kanë reaguar presidenti i vendit Hashim Thaçi

“Në këto momente të vështira të pritjes, shpresës dhe dhimbjes, bashkëndjej me anëtarët e familjes së dy policëve që ende rezultojnë të humbur në lumin “Lepenc”, pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.

I përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarët e shumtë, të cilët janë duke i kërkuar policët që nga orët e para të zhdukjes.” thuhet në reagimin e presidentit.

Me familjarët ka bashkë ndjerë edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ky lajm i ka prekur dhe pikëlluar të gjithë.

“Në këto momente të vështira, Limaj ka thënë se bashkëndjejmë me familjet dhe miqtë e dy policëve të zhdukur.
Ai u ka shprehur mirënjohje Policisë së Kosovës, FSK-së dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në kërkim të policëve të zhdukur.’ ka shkruar Limaj 

Ai u ka shprehur mirënjohje Policisë së Kosovës, FSK-së dhe gjithë atyre që janë të përfshirë në kërkim të policëve të zhdukur.

Familjarët e dy policëve të zhdukur po qëndrojnë  vazhdimisht në vendin ku po zhvillohen kërkimet./GazetaBlic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme