Dita e parë e punës, Vjosa Osmani heq foton e Thaçit, vendos Rugovën

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në ditën e parë të punës si kryetare e Kuvendit, ka hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Në atë vend, Osmani ka vendosur fotografinë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo është vërejtur në vizitën e parë që e ka pritur Osmani, e që është ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Vetë Osmani pasi që dje mori detyrën ka deklaruar se angazhimin politik që dy dekada e ka bërë duke pasur vetëm një referencë, ish-presidentin Rugova.

“Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj. Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova. Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet”, ka shkruar Osmani. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme