Sot për të tretën ditë radhazi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të merret në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Presidenti Hashim Thaçi sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte nga ora 13:00. Kështu bëjnë të ditur burimet e lajmi.net.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje dje presidenti nuk ka folur për media por është larguar menjëherë me veturën e tij.
Pas intervistimit të ditës së parë ai ka thënë se avokati i tij dhe prokurorit kanë shkëmbyer teknikalitete.
Dy ditë Thaçin para Prokurorisë Speciale kishin dalë një grup bashkatdhetarësh që jetojnë në diasporë, ndërsa vet presidenti para se të hynte në intervistim u deklarua se është aty për të mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor publikoi propozim-aktakuzën ndaj ish-Drejtorit Politik të UÇK-së Hashim Thaçi dhe ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli.