Presidenti rus, Vladimir Putin kaloi një nga ditët më të zeza të shtunën, pas rebelimit të forcave mercenare ‘Wagner’.
Sipas Daily Mail, kjo ishte dita më e zezë për forcat ajrore ruse, pasi luftëtarët e ‘Wagner’ vranë 39 pilotë dhe anëtarë ekuipazhi gjatë rebelimit.
Grupi ‘Wagner’ pretendon se ka rrëzuar disa helikopterë rusë, të cilët ishin nisur për të penguar marshimin e tyre. Ndërkohë në median sociale janë publikuar pamje të mjeteve ajrore të rrëzuara.
Por gazeta shkruan se janë të paktën 6 helikopterë të rrëzuar, mes tyre tre Mi-8, të specializuar për luftën elektronikë. Gjithashtu është rrëzuar edhe një avion i sofistikuar Il-22.
Një marrëveshje e minutave të fundit bëri që kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin të ndalë marshimin e tij drejt Moskës. Kurrë më parë në thuajse çerek shekulli, Putini nuk është dukur kaq i dobët.
© SYRI.net