Ditë me diell por me temperaturat deri në -3°C, parashikimi i motit për 31 dhjetor

Kjo ditë e fundit e viti do të jetë me mot të kthjellët dhe të ftohtë.


Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa  me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme