Administrata Hidrometeorologjike njofton se sot pasdite do të ketë kushte të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë gjatë ditës me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, shfaqje të bubullimave të rralla dhe erëra të forta.
The post Ditë me diell, shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fortë, pasdite appeared first on Alsat.



