Ditë përvëluese, ja 2 qytetet që do të regjistrojnë temperaturën 41°C. Njihuni me parashikimin e motit

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Në disa qytete temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Madje, në Elbasan dhe Berat e sotmja do të jetë një ditë përvëluese me temperaturën që do të shënojë 41 gradë celcius.

Në Shkodër dhe Gjirokastër do të jetë 1 gradë më pak. Në Tiranë, Lezhë dhe Fier temperatura do të arrijë deri 39 gradë celcius.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

The post Ditë përvëluese, ja 2 qytetet që do të regjistrojnë temperaturën 41°C. Njihuni me parashikimin e motit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme