Ditëlindja e 77-të, Fatos Kongoli: Mosmirënjohja është mëkat

Datëlindja e 77-të e shkrimtarit Fatos Kongoli u shënua me një ceremoni të vogël në kohë pandemie pranë Qendrës Kombëtare të Librit. Një prej emrave më në zë të letërsisë shqipe dhe një prej karaktereve me të rrallë njerëzore, për të qenit i sinqertë me veten e lexuesit, për standardin e përballjes me të shkuarën dhe për  sensin e mirënjohjes për këdo e ne çdo kohe, Kongolit shkrimtar i vishet edhe natyra modeste.

Përkthyesi Edmond Tupja tha se “Kongoli është modest, më tepër se ç’duhet. “Magjia e letërsisë është se ai përmes personazheve të ndryshme, jep veti të ndryshme të karakterit të vet”.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli, tha se “vepra e Kongolit jep metamorfozën tonë si shoqëri pas 1990-ës”.

Duke çmuar vitalitetin dhe imagjinatën e Kongolit, shkrimtari Besnik Mustafaj i dorëzoi në emër të Qendrës se Librit një certifikate mirënjohjeje.

 

 

Për Mustafajn, “Kongoli me letërsinë e tij para e pas 1990-ës, por sidomos pas 1990-ës, ka treguar vlerat e tij si shkrimtar sepse prova e vërtetë për letërsinë, është  përdorimi i lirisë”.

Autori i romaneve i ‘Humburi’, ‘Lëkura e Qenit’, ‘Jete ne kuti shkrepësesh’, ‘Dragoi i fildishtë’, ‘Bolero në vilën e pleqve’, ‘Iluzione në sirtar e tjerë’, si edhe dy veprat e këtij viti, ‘Kapitulli i Amerikës’ dhe ‘Stinë Pandemie’, në fjalën e tij, u përul me respekt, ndaj atyre që ishin te pranishëm.

“Unë kam mësuar se mëkati më i madh njerëzor, është mosmirënjohja. sidomos për një njeri si unë, që është ngjitur lart, ka trokitur te Shën Pjetri dhe je kthyer, atëherë e ke më të qartë  mirënjohjen”, tha Kongoli.

Kongoli nisi te lëvronte letërsi pas studimeve për Matematike në Pekin e Tiranë dhe punës si gazetar. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime ndërsa është botuar ne disa gjuhë, duke marrë një tjetër përmasë edhe në kinematografi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme