Një person ka plagosur me thikë 3 persona mbrëmjen e së shtunës, në një lokal në fshatin Shën e Premte të Divjakës.
40-vjeçari Kujtim Imeri, i cili u arrestua nga policia, ka plagosur për motive të dobëta shtetasit B.G., 67 vjeç, A.G., 21 vjeç dhe D.Gj., 26 vjeç.
Sipas policisë, 40-vjeçari është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar edhe më parë për plagosje me thikë.