Djali i dëshmorit i shkon babait te varri, e qan me poezi se e harruan komandantët

Dëshmori Danush Kurtaj është nga shumë dëshmorët nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka dhënë jetën për liri. Kurtaj ka humbur jetën duke rënë për liri në njërën nga betejat kundër forcave serbe në vitin 1999.

Edhe ai, sikur edhe shumë dëshmorë të tjerë, ka lënë fëmijë prapa. Djali i tij, Azem Kurtaj, ka vizituar varrin e tij dhe i ka kushtuar një poezi prekëse, ku përveç tjerash ai sulmon politikanët ‘komandantë’ se si i kanë lënë anash invalidët dhe veteranët e luftës e për vete kanë zënë pozita të larta.

Ai më tej thotë se atë që po ua bëjnë këta komandanta atyre që luftuan më sinqeritet, nuk ua ka bërë as vetë armiku.

Kjo është poezia prekëse e tij kushtuar të atit:

Baba erdha Këtu jam baba, erdha t’flasë me ty edhe pse s’më sflet, e di, më sheh ti këtu jam baba, unë, biri yt i vetëm vij tek varri yt, kurrë nuk të lë vetëm. Këtu jam baba kam ardhur të qaj hallet sot si atëherë kur më m’baje n’krahë e më flisje për këtë botë.

Kam ardhur këtu baba dhe dhimbja dyfish sot më shtohet ti ke rënë për këtë vend por sakrifica jote sot nuk ç’mohet. Baba, ti ike e dhe jetën! Ah baba! Do të doja sot të ishe këtu e të shohësh këtë vend sa keq është katandisur.

Të shohësh ti shokët e tu të luftës invalidët, veteranët, sa keq

janë lënë dhe n’vend tyre disa ‘‘komandantë” çdo pozitë n’këtë vend e kanë zënë. E të shohësh se si ata që vërtetë luftuan, si ti por që i mbijetuan luftës, i mbijetuan vdekjes sot atë që si bëri armiku, i bën vet shqipëtari e veprat e tyre i ka mbuluar pluhuri i harresës.

Ah baba! Sa fjalë kam të them, por asnjë të mirë e di, të lodha ty, e të mërzita shumë por, më beso, është e vështirë për mua jam biri i dëshmorit, por pa mbështetje unë. Mbase e ke parë, dhe vetë e ke ndjerë ti sa herë që vjen përvjetori i rënies tënde baba disa nga miqtë tu të lënë një lule tek varri dhe më për një vit s’vjen kush me të pa.

E unë biri yt, i vrarë n’shpirt, i thyer jam çdo ditë këtu dhe lajme të sjellë. Dhe pastaj një zë sikur e ndjejë n’shpirt e më thotë mjaftë më, s’dua të dëgjoj fjalë unë e bëra timen, për këtë vend dhashë jetën dhe gjakun tim këtij vendi unë i bëj hallall. Atë gjak që derdha bashkë me shokët e mi atë gjak që derdhëm për idealin kombëtar.

Një ditë, kur trojet tona t’ndara të jenë bërë një do të na kujtojë mbi tokë çdo shqipëtar. Dhe atë ditë ti bir, që çdo ditë vjen tek varri edhe qan për mua se ika nga kjo botë do ndjehesh krenar ngado ku të ecësh kur dikush me zë, është djali i dëshmorit thahe…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme