Djali i Fatmir Limajt u punësua në Ministri, zyrtari i Nisma’s thotë se është normal

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovës, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për punësimin e djalit e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, Durim Limaj i emëruar këshilltar në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë.

Sherifi ka thënë se kjo duhet parë si një proces normal dhe ofrim shanse për një të ri.

“Durim Limaj ka edukim dhe përgatitje profesionale në SHBA dhe ai i nevojitet asaj ministrie. Është këshilltar dhe nuk mund të flitet për nepotizëm pasi edhe fëmijët e politikanëve kanë të drejtë për punësim në institucione”, ka thënë Sherifi.

Po ashtu Sherifi ka shtuar se “Është djalë i ri të cilit nuk duhet t’i pengohet puna vetëm pse babanë e ka kryetar partie, nuk është përdorur pushteti për ta dërguar në borde, atij duhet t’i jepet mundësia si djalë i ri që ka kryer edukim. Kemi respekt edhe si ekspert”, ka thënë ai.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë udhëhiqet nga Bajram Hasani i cili nga nga radhët e partisë Nisma për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme