Djali i Naser Kelmendit dënohet në Beograd me 1 vit dhe 70.000 euro gjobë

Elvis Kelmendi (39 vjeç), djali i të dyshuarit për kriminalitet në Bosnje, pejanit Naser Kelmendi, ka arritur marrëveshje me Gjykatën Themelore në Beograd për pranimin e fajësisë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Kelmendi është dënuar me një vit burg shtëpiak dhe gjobë prej 70 mijë eurosh.

Ai ka pranuar se e ka kërcënuar një vajzë dhe se ka mbajtur revole pa leje, transmeton lajmi.net.

Sipas marrëveshjes, Kelmendi ka pranuar se i ka kryer dy vepra penale –  cenimi i sigurisë dhe mbajtja pa leje e armës, ka saktësuar për Tanjug zëdhënësja i prokurorisë serbe, Aleksandra Gjenadiq.

Për këto vepra penal, ka thënë ajo, është i paraparë dënimi prej 6 muajsh deri në pesë vjet burg.

Kelmendi më herët nuk ka qenë i dënuar, gjë që i ka lehtësuar rrethanat në këtë rast.

Kelmendi fillimisht është akuzuar për vepër penale të dhunës në familje, por vajza, e cila e ka paraqitur në polici, para prokurorit ja thënë se nuk e ka rrahur atë, vetëm e ka kërcënuar.

Kelmendit i është gjetur revolja në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd.

Elvis Kelmendi është arrestuar më 21 nëntor pasi që e dashura e ka paraqitur atë në polici për dhunë, kurse policia në banesën e tij e ka gjetur edhe një revole pa leje dhe gjashtë plumba.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon babain e tij, Naser Kelmendin, për krim të organizuar, vrasjen e Ramiz Delaliqit dhe blerjen, mbajtjen në posedim të llojeve të ndryshme të narkotikëve. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme