Djali i Muammar Gaddafit, Saif Al-Islam, i cili po planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale këtë vit, gjerësisht është duke marrë mbështetje nga njerëzit e zakonshëm për të shpëtuar Libinë nga kaosi dhe kryengritjet e mbështetura nga NATO, tha avokati i tij për “RT”.
Akoma është e paqartë nëse Libia do të mbajë zgjedhjet presidenciale duke parë se vendi është ndarë në shumë fraksione që kontrollojnë zonat kryesore.
Djali i Gaddafit, të hënën deklaroi se ai me partinë e tij Fronti Popullor për Libinë e Lirë (PFLL) do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Kandidatura e tij është konfirmuar nga avokati i tij, Khaled Al-Ghwail, ku ai beson se klienti i tij ka një shansë të artë për të fituar zgjedhjet presidenciale.
“Saif Al-Islam ka shumë mbështetës. Ata janë njerëz të zakonshëm. Edhe ata që e kanë përkrahur kauzën e “Pranverës Arabe” tashmë mbështesin vizionin e tij,” tha për “RT”, Al-Ghwail.
“Saif Al-Islam është i aftë të bashkojë libianët rreth vetës së tij duke u bazuar në interesat nacionale dhe vendimet që vetë libianët do t’i marrin,” shtoi ai.
“Ky është një projekt reformues, në të cilën Libinë duhet të çojë drejt qetësisë.”
Gaddafi Jr është në kërkim nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare (ICC), i akuzuar për krime-lufte dhe ushtrim dhune ndaj protestuesve gjatë kohës kur babai i tij qeveriste vendin.
“Vendndodhja e Saif Al-Islam ende nuk bëhet e ditur për arsye sigurie,” tha avokati i tij nga Tunizia, ku është raportuar se Saif fshihet në atë vend.
“Ata janë njerëz të rinj patriotë. Ata janë entuziastë. Ata nuk i kushtojnë kujdes preferencave politike. Gjëja kryesore që i ngacmon ata është qëndrimi i tyre patriotik. Ata panë në reformat e ofruara nga Saif Al-Islam një mjet efektiv për të luftuar korrupsionin në strukturat aktuale shtetërore në Libi,” u shpreh Al-Ghwail./Periskopi/