Policia ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një burrë kosovar nga Peja sepse e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. ”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare, ndërkohë i ka thyer-demoluar disa orendi shtëpiake”, është bërë e ditur në raportin e policisë. Ndërkaq, i dyshuari pas tretmanit mjekësor me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./21Media