Policia e Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i djegies së një automjeti të një shtetasi .
Në pranga është vënë 36 vjeçari i identifikuar me inicialet A.M., i cili i ka vënë flakën një automjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit K.D., 34 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arsyeja e djegies së automjetit ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta mes dy shtetasve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në lagjën “28 Nëntori” të Vlorës.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, arrestohet 36-vjeçari.
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.