Ambasadori bullgar në vend, Angel Angellov ka dërguar një notë të ashpër verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut pas djegies së flamurit bullgar në Karnavalin e Vevçani, transmeton Alsat. Informacionin u shpërnda në Facebook edhe nga ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.
“Pas informacionit për djegien e flamurit bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë i kërkova ambasadorit bullgar në Shkup që t’i shprehte Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një demarsh të ashpër Ministrisë së Punëve të Jashtme të RVM-së” shkroi Zahareva në Facebook.