Djuric do të shkojë drejt në spital në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, në një konferncë për media pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, e ka paraqitur situatën si dramatike, duke dashur të lë të nënkuptohet se Marko Djuric është rrahur keq nga Policia e Kosovës, dhe do të ketë nevojë për trajtim mjekësor.


Ai ka thënë se ka folur me Djuricin dhe sipas tij, ai është në rrugë për në Beograd, ku do të shkojë drejtë e në spital.

Vucic e ka cilësuar këtë arrestim si provokim brutal dhe akt të marrëzisë.

“Do t’ju prezantoj me provokimin brutal, aktin e marrëzisë dhe veprën penale që kanë kryer autoritetet e Prishtinës në Kosovë dhe Metohi. Është interesante që të gjithë mediat donin të na njohin faktin se Djuric nuk i respektoi procedurat e dakorduara për hyrjen në Kosovë dhe u arrestua, shpjegoi Vuçiç dhe më pas u lexoi përfaqësuesve të mediave të pranishëm, Marrëveshjen e Brukselit që i referohen procedurës për regjistrimin e hyrjes në territorin e Kosovës”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb shpjegoi se Djuric e ka raportuar vizitën e tij tre herë më herët, ndërsa si përgjigje ka marrë se raportimi nuk ishte në përputhje me afatet kohore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme