Djuric: Serbët ta kenë një nga tri pozitat udhëheqëse të Kosovës si shqiptarët në Maqedoni

Drejtori i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kenë një nga tri pozitat kryesore udhëheqëse të Kosovës, siç janë, Presidenti, Kryeparlamentare ose Kryeministri.

Djuric në një debat televiziv në Serbi, ka thënë se tash pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Serbe, duhet të marrin njërën nga tri pozitat më të larta udhëheqëse të Kosovës.

Kjo sipas tij, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, por nëse përfaqësuesit ndërkombëtar e kanë mbështetur një gjë të tillë në Maqedoni, pse kjo të mos ndodhë edhe në Kosovë. Djuric këtu ka aluduar në atë, se kryeparlamentar në Maqedoni, është zgjedhur Talat Xhaferi i BDI’së, e cila është në koalicion me LSDM’në e Zoran Zaevit.

Gjithashtu, Gazeta Metro, ditë më parë ka raportuar se Lista Serbe, ka synim që të marrë postin e kryeparlamentarit. Këtë ajo do ta synojë sidomos në rastin nëse formimi i Qeverisë do të jetë i varur nga votat e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme