DMSH: Gjendet një bombë dore në Kriva Pallankë e cila është hequr në mënyrë të sigurt

Një granatë dore e prodhimit gjerman nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur sot në zonën e Maala Lubarcit afër fshatit Dllaboçicë të komunës së Kriva Pallankës. Bomba, siç njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është hequr në mënyrë të sigurt dhe ka paraqitur rrezik serioz për banorët.

“Për largimin e sigurt të tij është angazhuar pirotekniku me përvojë i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Gjorgji Stefanov, nga Manastiri, i cili me ndihmën e kolegut të tij fillimisht kryen ekspertizë për të siguruar që mjeti shpërthyes i rrezikshëm i paplasur të mos vetëaktivizohet. Më pas, granata e dorës mbrojtëse hiqet në mënyrë të sigurt nga vendi i zbulimit dhe transportohet në një vend të sigurt, sipas kushteve dhe mundësive të asgjësimit”, njoftoi pasditen e sotme Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga atje apelojnë të ndiqen rekomandimet dhe informatat që i publikojnë mediat dhe në raste të tilla të mos preken sendet të cilat ngjajnë me mjete të pashpërthyera, por të raportohen në numrin e vetëm për raste emergjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme