DnV: Fushata zgjedhore e karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi përdorimin e gjuhës në fushatën zgjedhore të javës që lam pas.

Eugen Cakolli (DnV), në konferencën për media pohoi se përdorimi i gjuhës së drejtë dhe jo diskriminuese është një nga parimet themelore të fushatës, por sipas tij, kjo javë ka qenë e karakterizuar nga përdorimi i gjuhës nxitëse dhe fyese.

Cakolli theksoi se gjatë monitorimit të 25 aktiviteteve, janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes së urrejtjes në baza politike.

 “Sa i përket përdorimit të gjuhës së drejt dhe jo diskriminuese, që është një prej parimeve edhe vlerave të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar nga e kundërta. Këtë javë kemi pasur ashpërsim të gjuhës së përdorur në fushatë me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes ose urrejtjes në baza politike. Sipas intensitetit është e qartë që një gjuhë e tillë e shprehur sidomos nga aktivitet e partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitete e partive të tjera, përfshirë këtu LDK më 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitës, fyese dhe e urrejtjes”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Cakolli tha se kanë monitoruara edhe kandidatë për fushatën që e bëjnë në rrjetet sociale, ku edhe kanë përdorur gjuhë ofendeuse.

Po ashtu, ai tha se ka vazhduar edhe trendi i gjuhës së urrejtjes nëpër rrjetet sociale për fushatën zgjedhore.

Cakolli tha se po ashtu disa kandidate gra janë sulmuar nga qytetarët me gjuhë të urrejtjes, ku më të sulmuara janë Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Albulena Haxhiu.

Ndryshe, subjektet politike në Kosovë po vazhdojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke intensifikuar aktivitetet e tyre për të fituar mbështetje nga qytetarët.

Partitë politike kanë prezantuar disa pika nga programet e tyre, ku edhe kanë bërë premtime para qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, fushata përgjatë këtyre ditëve u shoqërua edhe me akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Për gjuhën ofenduese dhe akuzat e bëra në tubimet me qytetarë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar disa gjoba, mijëra euro për LVV, LDK dhe AAK.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme