“Do e marrim Groenlandën!”/ Trump nuk tërhiqet pas debatit me kryeministren daneze: Na duhet për sigurinë

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA do të ketë kontrollin e Groenlandës së shpejti.

Komentet e tij vijnë pas raporteve se kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli se Groenlanda nuk ishte në shitje në një telefonatë të zjarrtë me presidentin javën e kaluar.

“Unë mendoj se njerëzit duan të jenë me ne“, tha Trump kur u pyet për ishullin në dhomën e shtypit në bordin e avionit presidencial.

Unë nuk e di vërtet se çfarë pretendimi ka Danimarka ndaj saj, por do të ishte një akt shumë armiqësor nëse ata nuk do të lejonin që kjo të ndodhte sepse ne po veprojmë për mbrojtjen e botës së lirë. Groenlandën duam ta marrim sepse ka të bëjë me lirinë e botës. Ne jemi ata që mund të sigurojmë lirinë. Ata nuk munden“, vazhdoi Trump.

Ndërkohë, kryeministrja daneze Frederiksen ka thënë se “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe vetëm popullsia lokale mund të përcaktojë të ardhmen e saj.

Ajo ripohoi qëndrimin e saj në një bisedë të ashpër telefonike prej 45-minutësh me Trump javën e kaluar, sipas raportimeve të “Financial Times”. Gazeta citoi një zyrtar anonim evropian të thoshte se biseda ishte “e tmerrshme”, dhe një tjetër që thoshte se interesi i Trump për të blerë Groenlandën ishte “serioz dhe potencialisht shumë i rrezikshëm”.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme