“Do ja vëmë flakën apo jo?”, avokati-Berishës: Preferoj të vdes nga plumbi, nëse protesta nuk radikalizohet

Gjatë tryezës së organizuar me shoqërinë civile, njëri prej avokatëve të pranishëm ka zënë në “befasi” Berishën me pyetjen e bërë sa i përket organizimit të protestës në 7 korrik.

Avokati tha se nëse protesta nuk do të radikalizohej, atëherë ai personalisht nuk do merrte pjesë dhe shtoi se më mirë preferonte të vdiste nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.

“Kam marrë pjesë në protesta të tjera dhe kam përfunduar me aspiratior nga gazi lotsjellës i përdorur. Unë preferojë që më mirë të vdes nga plumbi sesa nga mungesa e frymëmarrjes.

Ne i dimë të gjitha, mund të rrimë 5 orë këtu dhe të dëgjojmë bëmat e kësaj qeverie. Ne duam të dimë se çfarë keni menduar ju për protestën? Nëse policia shqiptare me gjithë ato veglat e tjera do ushtrojë forcë ndaj nesh, çfarë do bëjmë ne? A kemi menduar ta radikalizojmë këtë gjë? Do t’ja vëmë flakën apo jo? Nëse keni menduar të shkojmë atje të hamë gaz, mua nuk më keni për këtë gjë” -u shpreh avokati./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme