Një shqiptar u gjet i vdekur në një rrugë në Itali. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Ferrarës.
Sipas medieve italiane, shqiptari duhej të ishte kthyer sot pranë familjes në Shqipëri për pushimet verore, por u gjet i pajetë në asfalt.
VIDEO/ Keci u pret rrugën, shihni si janë aksidentuar makinat
Viktima quhet Mikel Gjini dhe ishte 28 vjeç.
Ai jetonte në Itali prej dy vitesh, ku punonte si murator me një kushëririn e tij në një kompani të vogël ndërtimi.
Fillimisht banorët e zonës menduan se viktima ishte goditur me thikë, por kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë.
Më pas u tha se mund të kishte rënë nga lartësia.
Sipas medieve italiane, hetuesit dyshojnë se ai është goditur nga ndonjë ‘pirat’ i rrugëve, që është larguar me shpejtësi me mjetin e tij.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë kushëriri i tij dhe e motra, dy njerëzit e afërt që kishte në Itali.
Trupi i viktimës është dërguar për një autopsi të mëtejshme.
© SYRI.net