Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të festonte ditën e sotme 58 vjetorin e lindjes. E bija e tij, Fiona Nishani, ka ndarë me ndjekësit një dedikim prekës për të atin, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.
Përmes një story në Instagram, ajo shkruan për mallin që ka për babin e saj, teksa ka ndarë dhe një foto të tyre së bashku.
“Më mungon më shumë se kurrë! Sot do festonim 58 vjetorin tënd!”, shkruan Fiona Nishani.
Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta në maj të vitit 2022, pas agravimit të sëmundjes autoimune në mëlçi.