Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kanë pasur një përplasje të ashpër mes tyre, por sot ata janë takuar e përqafuar në mjediset e ndërtesës së qeverisë në Tiranë.
Në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës, Haradinaj do të hidhte akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar si ‘njeriun që donte të shiste Kosovën’.
Pas këtyre deklaratave, Edi Rama do të padiste Haradinajn për shpifje. Rama, pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Por pas disa kohësh, Rama do të tërhiqej nga padia e tij.
Ndërsa sot ata janë takuar e përqafuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
© SYRI.net



