“Do të të heq magjinë. Të dielën do të të lë me barrë”/ Prokuroria nis hetimet ndaj “shëruesit” të Fushë-Krujës

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet ndaj “shëruesit” nga fshati Bilaj i cili pretendonte se shëronte gratë dhe iu zgjidhte atyre problemet në këmbim të favoreve seksuale. Ai i prekte gratë në pjesët intime dhe u thoshte se “do t’i linte me barrë”.


Pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmime të emisionit Stop dhe nisi hetimet për Nikollë Dodën.

Një grua re me probleme shëndetësore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë.

Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjente. Në një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë se do t’i hiqte magjinë. Nikolla i tha gruas që të shkonte të dielën se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme