“Do të të mposhtim ty zt.Rrugaç. I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë”- Robert Budina thirrje qytetarëve: Mos u binduni

Duke e thirrur në vijimësi kryeministrin Edi Rama si rrugaç, regjisori Robert Budina i bëri thirrje që të mos e përdorte protestën për teatrin e tij politik.

Në protestën e zhvilluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit e zhvilluar në orën 20:00 dhe e thirrur rreth dy orë më herët, Budina kërkoi nga qytetarët që të mos binden.

Ai e konsideroi Teatrin si tempull, Budina i tha Ramës do të protestonin përpara Kryeministrisë.

Budina: Zt. Rrugaç ne nuk kemi asnjë interes. Ne kemi hallin e njerëzve. Ne nuk duam vetëm Teatrin Kombëtar, zt.Rrugaç. Ne duam shpirtin e njerëzve. Do të të mposhtim ty zt.Rrugaç. I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur forcat e armatosur dhe forcat RENEA kundër artistëve zt.Rrugaç.

Të gjithë ata që veprojnë dhe nuk veprojnë do të japin llogari zt.Rrugaç. Do të t’i sjellim njerëzit përpara Kryeministrisë dhe të gjithë do të vendosim fatin tonë. Ju i detyroheni popullit tuaj dhe duhet të bëni çdo pakt përpara kamerave dhe ta kuptojmë se çfarë bëni.

Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër të politikës tuaj. Lërini njerëzit të flasin në shesh dhe mos bëni kakulime politike.

Hajdeni në shesh, mos pyesni kush vjen. Ai që vjen në shesh do të ketë frikë nga ju. Protesta është institucion. Prandaj, sot jeni të gjithë rrugëve bashkë me mua.

Mos rrini më rrugëve, merrni të drejtën tuaj dhe përplasjani turinjve. Ka shumë forma. Mos u binduni. Ne do ta fitojmë betejën zt.Rrugaç. Nuk mund të bësh lojë në tempullin e qytetarisë.

Mos tentoni të rrëzoni sheshin e demokracisë që e fituar në dy vjet e tre muaj dhe skeni asnjë shans ose rrëzoni kapelet. (thirrje hiqni kapelet)

 

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme