Doda: Ose Ivanov të japë dorëheqjen, ose shqiptarët të shpallin mëvetësinë e tyre

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka kërkuar të enjten, në Kuvendin e Shqipërisë, që Ilirida (Maqedonia e sotme) të shpallë pavarësinë.

Madje jo vetëm kaq, Doda propozon edhe që shteti shqiptar të shpallë të padëshirueshëm presidentin maqedonas, George Ivanov.

Deklarata e deputetes së PDIU-së, ose siç thirret ndryshe si partia e çamëve, e beri këtë deklaratë pasi presidenti i Maqedonisë ka refuzuar të mandatojë liderin e opozitës, Zoran Zaev, si kryeministrin e ri pas Gruevskit.

Ky refuzim u bë megjithëse kreu i shtetit maqedonas kishte deklaruar se kush i bën mandatet e kërkuara 60+1, ai do t’ia jepte këtë mandat, ku kthesa e Ivanovit ka ngritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme