Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, sot deklaroi se kërkon nga Igor Cërnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, që të shpallë si të padëshirueshme ambasadoren amerikane në BeH, Maureen Cormack, ndërsa nëse nuk vjen deri te kjo, nga BeH-ja ta tërheq administrata e re e SHBA-ve dhe penalisht ta ndjek, raporton AA.
Me rastin e vendimit të administratës së SHBA-ve që është në largim që të vendos sanksione kundër tij, Dodik në Banja Llukë theksoi se është me rëndësi që këto nuk janë sanksione ndaj RS-së.
“Ndihem krenar dhe këtë nuk e përjetoj si dënim meqë kjo është dëshmi se nuk kam qenë i gatshëm që të tregtojë me interesat e RS-së në asnjë moment kur këtë e prisnin nga unë ambasadorë të ndryshëm, e veçmas ambasadorja në largim, Cormack”, tha Dodik.
Sipas tij, vendimi është i konsumuar, sepse, siç tha ata që e kanë sjell e dinë shmë mirë se ai nuk ka kurrfarë prone, as llogarie në SHBA, dhe në bazë të kësaj nuk kanë çfarë të bllokojnë.