Dodik: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe t’i ngjajë Republikës Serbe

Udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe në një pjesë të ngjajë me Republikën Serbe me të cilën ai udhëheq.

Ai për Kosovo Online, thekson se propozimi franko-gjerman nuk ndryshon shumë nga disa në të kaluarën, duke qenë se bazohet në kërkesën që Serbia, të paktën në heshtje, të njohë Kosovën, gjë që, siç tha ai, “nuk duhet të ndodhë kurrë”, transmeton Klankosova.tv

Dodik ka shtuar se duhet besuar presidentit Aleksandar Vuçiq kur thotë se “Serbia refuzon mundësinë e njohjes së Kosovës në çfarëdo mënyre dhe dhënies së pëlqimit që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”.

“Bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet t’i besohet, por duhet diskutuar dhe çdo propozim që nuk respekton qëndrimin kombëtar dhe shtetëror serb duhet të refuzohet”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme