DODIK: NËSE KOSOVA BËHET ANËTARE E OKB-SË, EDHE REPUBLIKA SERBE DO TË BËHET

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se nëse Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe Republika Serbe do të ndërmarr hapa drejt anëtarësimit në OKB.

Në një intervistë me gazetën ruse “Izvestia”, Dodik ka kërkuar nga shtetet Perëndimore që të paraqesin standarde të njëjta për Kosovën deh Republikën Serbe të Bosnjës.

“Ka të bëjë me njohjen ndërkombëtare. Kosova dhe Republika Serbe janë një shembull i standardeve të dyfishta të shteteve të Perëndimit”, ka thënë ai.

Dodik ka thënë se shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është kundër pavarësisë së Kosovës. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme