Dodik: Para Vuçiqit, Kosova ka qenë tregim i humbur

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, ka folur sërish për çështjen e Kosovës.

Milorad Dodik ka deklaruar se opozita në Serbi, derisa ishte në qeveri, kishte mundësinë të bëjë diçka në lidhje me Kosovën, por nuk e bëri.

Ai po ashtu konsideron se Kosova ka qenë temë e humbur derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk u shfaq për ta rikthyer si temën më të rëndësishme të Serbisë.

“Kam parë se nuk kishim fare angazhim. Sa herë që duhej të merrnin ndonjë vendim të rëndësishëm, gjithmonë kanë folur të huajt, çka të huajt? Nëse Vuçiq ka bërë diçka, e ka bërë shumë, e ka bërë që Serbia të udhëheq politikë autentike”, deklaroi Dodik gjatë një interviste për “Alo”, transmeton lajmi.net.

“Sot të gjithë flasin se Kosova është temë. Vuçiq në një formë vetes i ka krijuar problem. Ai derisa nuk e vendosi Kosovën si temën më të rëndësishme serbe në bisedime, Kosova ka qenë tregim i humbur. Ka qenë e humbur për çdo serb, të gjithë kanë menduar se ishte tregim i humbur”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme