Dodik theksoi gjithashtu se paketa e fundit e ndihmës dërguar për komunitetin serb në Bosnjë ishte inicuar nga Presidenti Vuçiq, duke potencuar se ai beson që integrimi i Serbisë dhe i Republikës Serbe do të jetë edhe më i theksuar në të ardhmen.
Duke falënderuar Vuçiqin për ndihmën e fundit dhënë serbëve në Bosnjë, Dodik deklaroi se ai dhe serbët e Bosnjës janë kundër çfarëdo ushtrimesh ushtarake në bashkëpunim me NATO-s, pasi që sipas tij, serbët nuk besojnë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Ai gjithashtu shtoi se arsye tjetër për refuzimin e pjesëmarrjes në këto trajnime ishte edhe informacioni se dronët e përdorur në këto manovra ushtarake, përmbajnë uranium të varfëruar, gjë për të cilën nuk ishin dakord as qytetarët serb.