Dodik: Republika Srpska i siguron mbështetje Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka thënë se arrestimi i drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është “akt i papranueshëm dhune nga ana e autoriteteve të Kosovës së vetëshpallur, i cili me siguri nuk do të kontribuojë në përmirësim e marrëdhënieve ndëretnike në atë krahinë jugore serbe”.

Siç transmeton RTRS,Dodik ka thënë se “Republika Srpska siguron mbështetje të fortë për autoritetet shtetërore serbe për të bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe Metohi, përkundër pengesës së vazhdueshme të pushtetit në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme