Dodik:Bashkimin me Serbinë e do shumica e Republikës Serbe

Kryetari i RS, Millorad Dodik, deklaroi se shumica e serbëve të Bosnjës do t’i bashkohej Serbisë po të mundësohej organizimi i referendumit.

Ai shtoi se do të dëshironte që ndonjëherë të organizohej një referendum i tillë dhe se nuk do të fshihej edhe më tej nga një ide e tillë.

Dodik përsësiti mendimin se BeH i është imponuar serbëve si domosdo nga faktori ndërkombëtar, të cilët theksojnë se BeH është shtet dhe jo Republika Serbe, ndërkohë që në Marrëveshjen e Deyton-it thuhet se BeH përbëhet nga dy etnitete dhe tre popujve, si bazë e sovranitetit dhe i vendimeve në nivelin e përbashkët, transmeton rtk.

Dodik shtoi se “populli serb ishte i gatshëm që për 20 vjet të mbijetojë tortura nga bashkësia ndërkombëtare dhe nuk hoqi dorë nga çështja e idesë serbe”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme