Dogana e Kosovës konfiskon një sasi ilaçesh kontrabandë nga Shqipëria dhe Serbia

Dogana e Kosovës njoftoi të martën se në rajonin e Prishtinës ka ndaluar një automjet të dyshuar.

Sipas njoftimit, në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

 Mallrat e kontrabanduara bëhet e ditur se janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.

‘Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë’, thuhet tutje në komunikatën për media.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme