Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se në pikën kufitare “Qafë Thanë”, nga një shtetas i yni janë konfiskuar 15.050 dollarë të Australisë, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se personi në fjalë kishte paraqitur vetëm 2.000 dollarë, ndërsa shumën tjetër e kishte fshehur.

“Për shkak të dyshimit, doganierët kanë vazhduar në kontroll personal, ku në çantën e dorës i kanë gjetur 10.000 euro dhe 15.050 dollarë australianë.
Sipas Ligjit për Çështje Devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore”, thonë nga Doganat./tv21.tv
