Dogana e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve. Orët janë konfiskuar nga një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare të Novosellës.
“Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë në Zvicër. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.