Dogana gjatë periudhës njëjavore ka sekuestruar produkte të ndryshme

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se gjatë periudhës njëjavore ka sekuestruar produkte duhani, pjesë automobilistike, ilaçe veterinare, deviza, veshmbathje, produkte për efekte skenike dhe gjësende tjera. Doganierët kanë zbuluar gjithashtu disa përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, gjatë të cilave janë sekuestruar përkohësisht cigare, qese nikotine, cigare elektronike, duhan, pjesë automobilistike, produkte dekorative, produkte për efekte skenike, deviza dhe falsifikime. Mallrat e sekuestruara kanë qenë në pikën kufitare Bogorodicë, Tabanoc si dhe në brendësi të vendit, me vlerë për të cilën kryerësit është dashur të paguajnë 355 mijë euro. Ndërsa në pikën kufitare të Dojranit është parandaluar përpjekje për të kontrabanduar 94 copë veshje. Veshjet e padeklaruara është sekuestruar dhe kundër autorit, do të nisin procedurat përkatëse. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme