Shkup, 10 shtator – Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd. Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve.
“Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thonë mes tjerash nga Dogana.