Dogana konfiskon duhan për nargjile me vlerë gati një milion denar

Zyrtarët doganorë kanë kapur dy automjete, duhan për nargjile, medikamente për kafshë, cigare dhe këpucë femrash me marka të njohura. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se të gjitha këto janë kapur nëpër të gjitha pikat kufitare të vendit. Nga atje sqarojnë se bëhet fjalë për 504 kuti me 126 kilogramë duhan për nargjile me vlerë të përgjithshme prej mbi 971 e 700 denarë. Më tej 160 copë municion për gjueti, 133 shishe me solucion për injeksione, 94 paketime ilaçesh dhe preparatesh për të cilat nevojitet leje importi nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Sekuestrimi i 91 pakove të cigareve është bërë në pesë raste, ndërsa janë kapur edhe 2300 metra kabllo elektrike, 104 copa veshjesh dhe 3600 palë këpucë për femra me shenja të markave të njohura. Nga doganat thonë se sekuestrimi i dy automjeteve me targa bullgare është bërë për shkak se ato e kishin kaluar afatin ligjor për qëndrim të automjeteve të huaja në territorin e shtetit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme